Frikë tek Çelsi, Bakajoko aksident rrugor për një arsye të çuditshme

Mediat britanike kanë konfirmuar se mesfushori i Çelsit, Timu Bakajoko është përfshirë në një aksident me makinë kur po kthehej nga stërvitja për në shtëpi të enjten pasdite. Gazeta britanike “The Sun” ka raportuar e para për aksidentin e mesfushorit të ardhur këtë verë nga Monako. Tabloidi britanik në fjalë bën me dije se Bakajoko ka qenë duke drejtuar makinën e tij kur është aksidentuar diku në afërsi të qendrës stërvitore të Çelsit në Kobam në orën 15:30.

Menjëherë kalimtarët e zonës kanë njoftuar policinë metropolitane. Sipas raportimeve të para ai ka qenë i vetëm në makinë, teksa përpara aksidentit vëllai i tij kishte paralajmëruar se një gjë e tillë do të ndodhte herët a vonë, pasi Bakajoko nuk është mësuar ende me kahun e drejtimit të makinës në ishull. “The Sun” ka raportuar më tej se Bakajoko ka lënë makinën me disa dëmtime të lehta, por që nuk mendohet se do të përbëjnë shqetësim për praninë e tij në fushë për takimin e fundjavës në Premier kundër Stouk Sitit. Bakajoko iu bashkua Çelsit këtë verë nga Monako për afro 45 milionë euro dhe ka nënshkruar një kontratë për 5 vjet me kampionët në fuqi të Anglisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *