Frikë protestat, 400 policë në Spanjë-Shqipëri!

Frika e ndonjë incidenti jashtë stadiumit që mund të ketë lidhje edhe me çështjen e Katalonjës ka bërë që në Alikante të mblidhet këshilli i sigurisë dhe të vendosë për masat

Ngjarjet e fundit në Barcelonë, me Referendumin e Katalonjës dhe tensionin e krijuar nëpër rrugët e qytetit, me protesta masive dhe sidomos dhunën e ushtruar nga policia, ka bërë që Spanja të vihet disi në alarm dhe sfida e ditës së premte në Alikante, përballë Shqipërisë, parashikohet të jetë e survejuar nga 400 forca policie. Në fakt, ditën e djeshme, sipas medieve iberike, këshilli i sigurisë është mbledhur në Alikante dhe ka vendosur masat. Natyrisht, nuk priten shumë tifozë shqiptarë në stadiumin “Jose Rico Perez”, por frika e policisë nuk janë tifozët miq, por situata e krijuar këto ditët e fundit, por edhe ngjarja e fundit e ndodhur në Las Vegas, me vrasjen e 58 personave nga një person, ndoshta kanë rritur së tepërmi edhe alarmin. Në këtë ditë, pritet që të jenë bashkë Policia kombëtare, ajo civile, lokale, Cruz Roja, Mbrojtja Civile por edhe personali sanitar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *