Frikë nga “spiunët, Starova fsheh 11-shen

0

Skuadra e Partizanit ka zhvilluar stërvitje ditën e djeshme në kompleksin “Internacional”, në Pezë. Stafi teknik  ka zhvilluar një ndeshje brenda grupit ditën e djeshme. Tekniku i kuq ashtu si javët e kaluara nuk ka dhënë indikacione në ndeshjen e zhvilluar brenda grupit dhe nuk ka dashur që të merret vesh ndonjë formacion i mundshëm para derbit. Duke parë edhe interesimin e medias, Starova nuk ka preferuar që të zbulohej para takimit të rëndësishëm derbi me bardheblutë. Kjo ka bërë që të të kryhen edhe disa lëvizje të çuditshme ditën e djeshme me vendosjen e lojtarëve. Për momentin asgjë nuk është e sigurt dhe vetëm pak futbollistë e kanë të sigurt formacionin në derbi.
Frika – Trajneri i Partizanit, Sulejman Starova, duke parë që në seancën stërvitore ishin të pranishme edhe mediat ka hedhur në fushë dy ekipe të parregullta duke u kujdesur të fshehë formacionin për derbi. Ai ka preferuar që të mos japë edhe detyrat për lojtarët, pasi kërkon që t’i mbajë të gjithë nën tonus.
Sukaj – Një ndër lëvizjet që bëri më shumë çudi gjatë ditës së djeshme ishte vendosja e sulmuesit shkodran para mbrojtjes. Lojtari ka qenë si shkatërrues dhe ka bërë mirë duke shmangur shumë momente të rrezikshme dhe duke larguar topa. Sulmuesi u përshtat mjaft mirë në këtë pozicion duke arritur të thyej edhe aksione të shumta para mbrojtjes.
Formacioni i mundshëm – Në ndeshjen ndaj Tiranës, Starova pritet të hedhë në fushën e lojës një formacion sulmues, pasi fitorja është e vetmja mundësi. Në portë do të jetë i pazëvendësueshmi Hoxha. Mbrojtja do t’i besohet Fejzullahit në të djathtë, Malotës dhe Atandes në qendër dhe Kalarit në të majtë. Mesfusha do të jetë me Bathën, Vilën dhe Trashin, ndërsa në sulm priten Torrasa, Mazrekaj, Cetkovië dhe Ekuban.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image