Frikë nga Juventusi, Barcelona ofertë të çmendur për Nejmar

0

Barcelona dhe Juventusi janë gati për betejën e radhës në merkato. Në mes është Nejmar, i cili dëshiron rikthimin në Katalunjë. Megjithatë, kampionët e Italisë janë futur në garë dhe nuk dorëzohen lehtë.

Ata dhanë prova me De Ligt dhe besojnë fort se mund të transferojnë brazilianin në Torino. Barcelona nuk po qëndron duarkryq dhe i ka bërë një ofertë tunduese PSG-së.

Sky Sport raporton se spanjollët ofrojnë 100 milionë euro dhe dy lojtarë për kartonin e Nejmar. PSG mund të zgjedhë dy prej Kutinjos, Dembele, Rakitiç, Semedo dhe Malkom.

Tani pritet përgjigja e PSG-së dhe kundëroferta e “Zonjës së vjetër”. Dueli për 27-vjeçarin brazilian sapo ka nisur…

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.