Frikë në Spanjë, futbollisti i Vijarealit humbet ndjenjat në fushë

Momente frike në ndeshjen që u luajt mbrëmë,  Vijarreal-Atletik Bilbao, sepse pak minuta pas fillimit të ndeshjes në Estadio de la Ceramica, mesfushori vendas Pablo Fornals u rrëzua pa e prekur askush dhe humbi ndjenjat.

Panik total për pak momente, ndërhyrje urgjente e mjekëve të të dyja skuadrave dhe u mendua më e keqja, por për fat 21-vjeçari u përmend shpejt dhe shkoi me këmbët e tij për në dhomat e zhveshjes.

Mesfushori i Spanjës U-21 e ka kaluar natën në spital, ndërsa diagnoza e parë flet për një gjendje dobësie fizike dhe një problemi kardiovaskular, por që nuk shkakton të fikët dhe nuk përbën rrezik për jetën. Ndeshja vazhdoi normalisht, ndërsa Fornals tashmë duhet të qëndrojë nën kujdesin e mjekëve, sepse edhe dhjetorin e shkuar pati një situatë të ngjashme në stërvitje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *