Frika nga Koronavirusi/ Autoritetet franceze kërkojnë monitorimin e 3000 tifozëve juventinë

0

Pas Spanjës, ku Valencia kërkoi kontrollin e çdo tifozi të Atalantës, një tjetër shtet i friksohet përhapjes së Koronavirusit. Bëhet fjalë për Francën. Skuadra e Lyon do të pres në mbrëmje Juventusin për të zhvilluar përballjen e parë të 1/8 në Champions Legaue. Italia është shtetit më i prekur në Europë  nga virusi i rrezikshmëm, çka ka bërë që shtetet e tjera të rrisin masat e sigurisë publike.

Autoritetet franceze kanë kërkuar që 3000 tifozët juventinë që do të hyjnë në territorin e tyre t’i ushtrohen një kontrolli mjaft të rreptë. Në pak ditë Koronavirusi përfshiu disa qytete të Italisë duke detyruar edhe drejtuesit e Federatës të marrin vendimin për zhvillimin e ndeshjeve të ardhshme në Seria A pa tifozë. Vendim që pritet të rrëzohet deri në momentin që autoritetet italiane do të japin lajmin se asnjë qytetar i tyre nuk është i infektuar./Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.