Frika e madhe në Itali/ Trajneri i Gjimshitit braktis konferencën, Gasperini del vetëm me video

Paniku i madh mbizotëron në Itali pas shtimit të numrit të të prekurëve nga Koronavirusi. Kjo ka sjellë edhe ndalimin e jetës sportive dhe të futbollit si më parë, ndërsa janë shtyrë 4 takime të Serisë A në javën e fundit dhe të tjera do të luhen me dyer të mbyllura.

Por nga ana tjetër, ka edhe vendime si në rastin e Atalantës ku luan edhe Gjimshiti. Trajneri Gasperini ka braktisur konferencën e zakonshme dhe nuk do të jetë në sallën përpara gazetarëve për të mbajtur fjalimin e tij para takimit ndaj Leçes dhe t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve. Intervista e Gasperinit do të transmetohet me video në rrjetet sociale, për të shmangur çdo kontakt brenda klubit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *