Frika e madhe bën të sajën, Kitanovski largohet nga Kukësi…me një email!

Tome Kitanovski është futbollisti i Superiores që e ka përjetuar më tepër tërmetin dhe katastrofën natyrore që ndodhi në Shqipëri gjatë datës 26 nëntor. Lojtari u largua menjëherë drejt Maqedonisë, duke qenë i shokuar me atë që përjetoi.

Fillimisht te Kukësi u shprehën se lojtari do të mungonte vetëm një javë, por kthimi në Shqipëri nuk po vinte ende. Së fundmi është Jonuz Hallaci që konfirmon për “Report TV” se Kitanovski është larguar nga verilindorët. Madje për më tepër shkëputja është bërë me një email, për të larguar kështu çdo mundësi të një rikthimi në vendin tonë për mbylljen e marrëveshjes. /Sport Ekspres/