Frashëri: Kukësi ka rënie pas merkatos, i befasuar nga Koliçi

Faza e fundit në kampionatin e kaluar ndryshoi hirearkitë të Kukësi. Stivi Frashëri u kthye në portierin titullar të veri-lindorëve, ndërsa për Enea Koliçin nisi krisja e madhe, që u shoqërua më pas me lënien jashtë listës së Champions nga klubi dhe prishjen përpara kohe të kontratës që përfundonte pas ndeshjeve ndërkombëtare.

Dikur miq të mirë, portierët u shndërruan në mënyrë të pashmangshme në rivalë. Megjithatë, në prononcimin për “Supersport”, Frashëri nuk e fsheh befasinë për largimin e Koliçit dhe i uron suksese në karrierë. “U habita disi, sepse nuk e prisja të ikte. Enea e ka treguar te Kukësi se çfarë mund të bëjë dhe i uroj suksese në të ardhmen”.

Frashëri komentoi edhe skuadrën aktuale të Kukësit, përpara dueleve në Champions me maltezët e Valetas. “Kukësi ka pak rënie nga skuadra e sezonit të kaluar, sepse janë larguar shumë lojtarë, mes tyre edhe golashënuesi Guri. Të rinjtë e afruar janë cilësorë, por kanë nevojë për kohë të integrohen”.

Portieri 27-vjeçar premtoi se do të jetë në fushë ndaj Valetas, ku as që nuk e mendon ti nënvlerësojë rivalët. “Jam rikuperuar plotësisht dhe prej javësh po stërvitem me ekipin. Jam kthyer në nivelin që isha para dëmtimit. Valeta? Ata vijnë nga një ligë e dobët, por nuk duhet të harrojmë se janë kampionë. Nevojitet vlerësim maksimal për të vazhduar më tej, edhe sepse Kukësi nuk është skuadër pa eksperiencë në Champions”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *