Frashëri “injorohet” në start të ndeshjes

0

Ashtu siç mund të ishte marrë parasysh, Stivi Frashëri nuk është përshëndetur nga disa prej lojtarët e Tiranës në fillim të takimit. Karabeci, Bakaj dhe Hoxhallari nuk preferuan t’i jepnin dorën ish-portierit të bardhebluve, në shenjë inati ndaj deklaratave të tij kundër ish-ekipit të tij. Të tre lojtarët e Tiranës ishin rreshtuar të parët nga ekipi i Tiranës, në momentin e përshëndetjeve të skuadrave para startit të takimit. Duke filluar më pas nga Fukui e te lojtarët e tjerë bardheblu, kanë preferuar ta takonin korçarin, i cili u largua në janar nga 24 herë kampionët e vendit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.