Frankfurti habit, fitore e madhe ndaj Bajernit

Një sukses i bujshëm, pas 3 dekadash nga titulli i fundit, me dramë në finale. Aintrahti i Frankfurtit ka habitur Gjermaninë, duke fituar 3-1 kundër Bajernit të Mynihut, me zemër dhe zgjuarsi.

Në finalen e edicionit të 75-të të Kupës së Gjermanisë, në Berlin, Jup Hajnkes kërkonte ta mbyllte karrierën me fitore, por pasuesi i tij Niko Kovaç i bëri një shaka të hidhur skuadrës së tij të re.

Vendos dygolëshi i Ante Rebiç (11′ e 82′), si dhe goli i Gaçinoviç në minutën e 96-të, ndërsa nuk pati asnjë vlerë goli i Levandovskit në minutën e 532-të.

Në minutën e 95-të drama: Bajerni protestoi gjatë për një penallti të padhënë nga arbitri Zvajer, i cili u konsultua me VAR dhe nuk dha asgjë.

Niko Kovaç magjistar: dy vite më parë e shpëtoi Frankfurtin në ndeshjet play-out, tani e lë duke e kualifikuar për në Europa League.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *