Francezët e Nantës hedhin në gjyq Kardifin, duan paratë e Salës

Emiliano Sala ka qenë emri më i dëgjuar në këtë merkato janari, pasi u bë transferimi më i shtrenjtë në historinë e Kardifit dhe për shkak të atij fluturimi famëkeq. Të gjithë tashmë e dimë historinë e dhimbshme të sulmuesit 28-vjeçar, i cili vazhdon të kërkohet edhe pse kanë kaluar më shumë se 2 javë nga zhdukja e tij.

15 milionë paundë pagoi Kardif Siti për kartonin e sulmuesit argjentinas, para që do të kalonin në arkat e skuadrës franceze të Nantës. Megjithatë, kjo shumë ende nuk është transferuar në llogaritë e klubit francez, që sipas “BBC Wales”, janë gati të hedhin në gjyq Kardifin.

Edhe pse shumë vazhdojnë të jenë të tronditur nga ngjarja e ndodhur, bordi drejtues i Nantes e ka mendjen te paratë dhe në rast se 15 milionë paundët nuk paguhen brenda kësaj jave, do t’i drejtohen dyerve të gjyqit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *