Francët presin UEFA-n, duan dënim shembull për Turqinë: T’i heqin pikët, si te Serbi-Shqipëri

Shpeshherë politika ka ndërhyrë në futboll, madje duke i tejkaluar limitet, pavarësisht se në bazën e rregullave të UEFA-s një gjë e tillë nuk duhet të ndodhë. Turqia e ka bërë së fundmi, teksa ka shfrytëzuar fushën e futbollit për të shpërndarë mesazhin e saj politik dhe qendrimin e shtetit.

Bëhet fjalë për luftën e turqëve në Siri, duke sulmuar kurdët, që për vendet e tjera europiane ishin aletët kryesorë në luftën kundër ISIS. Festimi ushtarak i bërë ndaj Shqipërisë dhe i përsëritur ndaj Francës, merr një peshë të madhe.

Politikanët francez kanë nisur të dërgojnë letra të hapura në drejtim të UEFA-s, duke kërkuar një dënim shembull. Ndërkohë një prej mediave franceze, pret dënimin me heqjen e pikëve, ashtu siç edhe ndodhi te Serbi-Shqipëri. Pavarësisht se në fund arritëm të merrnim fitoren 0-3 në tavolinë, UEFA vendosi t’ia jepte tre pikët Serbisë në tavolinë ndaj nesh dhe më pas t’ia ulte në renditje. Pra, praktikisht duke i lënë 0 pikë të dyja Kombëtaret pas asaj ndeshje që u pa me nota politike.

Sipas “Foot01.com”, nëse UEFA provon se ai festim ishte për të përshendetur politikat e ndjekura nga Erdogan, atëherë një vendim drastik mund të merret edhe për heqjen e pikëve si te Serbi-Shqipëri. Por në fund ngrihet edhe ajo pikëpyetja e madhe: “Sa fuqi do të ketë UEFA për të dalë kaq kundër një shteti të fuqishëm si Turqia?”. Mbetet të presim, deri në 17 tetor… /Sport Ekspres/