France Football pendohet: “Na fal Iniesta, meritoje Topin e Artë!”

Revista e njohur franceze që organizon Topin e Artë, France Football, i ka kushtuar një shkrim editorial mesfushorit të Barcelonës Andres Iniesta, duke i kërkuar falje që nuk ia dha kurrë Topin e Artë.

France Football e jep çmimin prestigjioz prej vitit 1956 dhe për një periudhë të shkurtër kohe e organizoi bashkë me FIFA-n, por tashmë është kthyer ta organizojë më vete.

Tashmë gazetarët francezë shprehin hapur pendesën për mosdhënien e çmimit Iniestës, gjë që nuk kishte ndodhur kurrë në historinë e çmimit.

Në editorialin e titulluar “Perdón, Andrés”, drejtori i revistës Paskal Ferré, e quan “të dhimbshme” mungesën e Iniestës në listën e fituesve të Topit të Artë, duke u ndalur te viti 2010, kur Iniesta doli kampion bote dhe shënoi golin vendimtar, por Topi i Artë i shkoi Mesit, me Iniestën që doli i dyti.

“Kur flitet për fituesit e Topit të Artë, mungesa e Iniestës është e dhimbshme. Mund të shpresojmë vetëm që një paraqitje hyjnore në Kupën e Botës në Rusi të riparojë këtë anomali demokratike”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *