Francë-Belgjikë, sa shumë Afrikë brenda!

Sfidë e sotme gjysmëfinale në Kupën e Bots, mes Francës e Belgjikës, duket edhe si një derbi afrikan. Kontinenti më i varfër në planet e mbylli me zhgënjim aventurën botërore, sepse u eliminuan të gjitha përfaqësueset që në grupe, por ndërkohë pak, ose shumë, Afrikë ka në ndeshjen e sotme dhe mund të fitojë trofeun.

14 lojtarë të Francës janë me origjinë afrikane, 8 të Belgjikës. Histori të ndryshme, herë varfëri ekstreme e herë pasuri në fëmijërinë e secilit, herë vuajtje qoftë edhe për t’u ushqyer e herë rritje me të gjitha kushtet dhe thuajse mes luksit pranë aeroportit Charles de Gaulle në Paris, si në rastin e Kilian Mbapesë.

Disa lojtarë, si Çadli, e kanë pasur shumë të vështirë të zgjedhin, disa të tjerë jo, si Mandanda, i cili ka preferuar Francën, ndërsa vëllai i tij Parfait ka preferuar Kongon.

Kompani thotë se ndihet 100% belg dhe 100% kongolez. Pogba ka lindur në Francë, luan për Francën, ndërsa vëllezërit më pak të njohur Matias e Florentin kanë lindur në Konakri dhe përfaqësojnë Guinenë.

Vendi afrikan që ka më shumë lojtarë në ndeshjen e sotme është Kongo, me 8 të tillë: Nzonzi, Mandanda e Kimpembe te Franca; Lukaku, Bojata, Kompani, Tielemans e Batshuaji te Belgjika. Pastaj është Matuidi, gjysmë angolan e gjysmë kongolez. Musa, Kanté, Sidibé e Dembélé janë me origjinë nga Mali, pastaj janë marokenët ÇadliRami, algjeriani Fekir, senegalezi Mendi, kamerunasit Umtiti e Mbape.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *