Francë-Argjentinë, “skaneri” Torasa tregon pikat e dobëta të kombëtares së tij

Ish-sulmuesi i Partizanit rrëfehet për "Sport Ekspres"

0

E mbani mend Agustin Torasën? Ish-sulmuesin e Partizanit që bëri gjithë Superioren të dashurohej pas tij. I shpejtë, teknik vetëm se kishte një “huq” të madh, nuk e njihte shumë portën. Shtatshkurtri u largua nga Luçiano Moxhi, pasi Erik Herrera ishte shumë më i mirë, sipas italianëve. Sulmuesi u kthye në Argjentinë, aty ku luajti sezonin e shkuar.

“Sport Ekspres” kontaktoi me shtatshkurtrin në lidhje me ndeshjen e sotme ndërmjet Francës dhe Argjentinës. 29-vjeçari nuk heziton të japë parashikimin e tij për ndeshjen, por tregon dhe problemet që ka ekipi amerikano-jugor. “Këtu në Argjentinë u përjetua shumë keq paraqitja e Kombëtares tonë. Të them të drejtën e prisja, pasi nuk kanë zhvilluar as eliminatore të mira. Ekipi është i përçarë, ndërsa Federata ka dalë në krah të lojtarëve duke lënë trajnerin të vetëm”, – u shpreh fillimisht ai për situatat brenda grupit dhe përjetimin një vendin latin.

“Si argjentinas dua që ne të fitojmë Kupën e Botës, por për të qenë objektiv e shoh Francën si një skuadër shumë më të kompletuar se tonen. Ne kemi probleme në mbrojtje, por dhe porta nuk na ofron siguri. Kemi sulmues të frikshëm, por mesfusha nuk po bën si duhet urën lidhëse. Kam besim se mund të fitojmë vetëm nëse Mesi është në një ditë të mirë. Nëse ai është aty ku duhet, nuk ka njeri që mund të na ndalë”, – u shpreh Torasa.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.