Franca vuan, pastaj futet Mbape dhe… magji!

0

Franca kampione bote vuajti shumë për të evituar humbjen në Guingamp kundër Islandës, duke barazuar 2-2 në fundin e një takimi ku humbja dukej e sigurt.

Në fakt, Islanda ka disa muaj që po luan keq e pëson humbje rregullisht, por në miqësoren e sotme rigjeti shkëlqimin e viteve të fundit dhe Bjarnason në minutën e 30-të e Arnason në të 59-tën hodhën “knock down” Francën.

Gjithsesi, Didjë Deshamp është një person fatlum, sepse në dispozicion ka një djalë 19 vjeç, që quhet Kilian Mbape.

Në minutën e 60-të sulmuesi i PSG-së u fut në vend të Griezmann dhe në minutën e 86-të krijoi golin e parë, sepse një gjuajtje e tij u devijua në portën e vet nga mbrojtësi islandez Ejolfson.

Më pas, në minutën e fundit të kohës së rregullt Franca fitoi 11-metërsh dhe Mbape shënoi penalltinë e parë në karrierë, në 68 gola që ka shënuar për kombëtaren e klubet!

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.