Franca U-21 braktiset nga zbulimi i kampionatit spanjoll para miqësores në Shqipëri

Histori e çuditshme nga Franca U-21, që në 5 qershor do të përballet në Tiranë me kombëtaren tonë U-21 (ora 21.05).

Mbrojtësi Teo Hernandez, një ndër zbulimet e mëdha të sezonit në Spanjë, nuk i është përgjigjur fare ftesës së kombëtares dhe as ka komunikuar me drejtuesit.

Talenti i Atletikos së Madridit shpërtheu tek Alaves këtë sezon dhe tashmë është pranë transferimit te Reali i Madridit, që është gati të paguajë klauzolën e prishjes së kontratës dhe është çështje ditësh që të bëhet edhe zyrtarizimi.

Trajneri i Francës U-21 Silven Ripol e kishte përfshirë mbrojtësin me origjinë spanjolle në skuadrën që do të luante në Shqipëri, por më pas ka pranuar se Hernandez nuk është paraqitur dhe as ka kthyer ndonjë përgjigje.

Vetë Hernandez është në Marbeja, duke bërë plazh, ndaj duket se e ka fshirë nga lista kombëtaren franceze, ndoshta duke shpresuar që të luajë për Spanjën në të ardhmen.

Theo Hernandez has gone AWOL from France international duty

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *