Franca nuk ka rival në grupin tonë, Anglia vuan vetëm pak minuta

0

Franca është favorite e madhe në grupin H dhe e ka konfirmuar epërsinë e saj absolute edhe në ndeshjen e dytë në grup, duke fituar pastër 3-0 ndaj Islandës.

Një ndeshje e dominuar nga kampionët e botës, që i lanë vetëm diku te 25% zotërim topi Islandës, duke e bombarduar portën skandinave.

Umtiti në minutën e 12-të shënoi pas pasimit nga Mbape, ndërsa në minutën e 68-të Zhiru siguroi fitoren. Në minutën e 78-të Mbape shtoi edhe një gol feste për Francën, me asist nga Antuan Grizman, i cili mbylli llogaritë në minutën e 84-t.

EURO 2020 / KUALIFIKUESE

Francë – Islandë                                3- 0

Shënues: Umtiti 12’, Zhiru 68′, Mbape 78′

Standings provided by Sofascore LiveScore

Ndërkaq, në Malin e Zi Anglia pati një fillim të keq, sepse pësoi gol në minutën e 17-të me Veshoviç, por më pas përmbysi gjithçka duke dominuar, me rezultatin final 5-1 që nuk lë hapësirë për koment.

Heroi i ndeshjes ishte Ros Barkli, sepse në minutën e 30-të mesfushori dha asist për Majkëll Kin, ndërsa në minutat 38 e 59 vetë Barkli shënoi 2 gola dhe ndeshje mori fund aty për Malin e Zi. Në minutën e 71-të erdhi edhe goli i Herri Kejn, pas një pasimi nga Sterling, i cili 10 minuta më vonë shtoi edhe një gol personal në llogari.

EURO 2020 / KUALIFIKUESE

Mal i Zi – Angli                   1-5

Shënues: Veshoviç 18’ / Majkëll Kin 30’, Barklej 39’, 59’, Kejn 71′, Sterling 81′

Standings provided by Sofascore LiveScore

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.