Franca jep trofeun e parë sezonal, nuk e merr PSG

Në Francë prej vitesh PSG gllabëron gjithçka, por ndonjë thërrime ua lë rivalëve.

Këtë sezon PSG ka braktisur para kohe Kupën e Ligës, kompeticionin më pak të rëndësishëm në vend, ndërkohë që surprizat pa fund çuan te një finale e çuditshme, Strasburg-Gengomp.

Dy klube pa shumë histori, por me shumë dëshirë për t’u rritur, Strasburgu e Gengompi dhanë gjithçka, në një sfidë tejet të ekuilibruar, që nuk prodhoi gola në 120 minuta.

U desh lotaria e penalltive për të vendosur kush fitonte trofeun dhe Strasburgu ia doli mbanë, duke fituar 4-1.

Strasburgu ka fituar Kupën e Ligës numër 4, vetëm PSG ka më shumë. Më këtë triumf Strasburgu siguron edhe një biletë për në Europa League, diçka fantastike për një klub që rrezikonte falimentimin para pak viteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *