(FOTO+VIDEO) Të bërtitura dhe ritme të larta, Gatuzo “zhduk” Montelën!

0

“Nuk do të bëj fundin e Inzagit dhe Sedorfit, sepse patentën e trajnerit e kam fituar me gjak dhe meritë, duke u ushtruar! Dua sakrificë dhe sidomos nga djemtë përkushtim, për të dhënë gjithçka për shokun përkrah, ashtu si bëja unë kur isha futbollist”.

Pasi u takua me një pjesë të delegacionit të skuadrës së Milanit, ditën e emërimit (Montolivo, Bonuçi, Abate dhe Zapata), sot në orën 10:45, pasi ka konsumuar edhe mëngjesin dhe kafenë në Mlanelo, Rino Gatuzo ka mbatjur një diskutim edhe me pjesën tjetër të skuadrës, duke i kërkuar gjithashtu që të jenë të durueshëm për ndonjë fjalë më shumë të tij në stërvitje.

Fillimisht, gjithçka ka nisur me disa vrapime dhe ushtrime për të nxehur muskujt. Më pas, skuadra ka punuar me pengesa, përpara se të kalonte te topi. Stërvitja, në fakt, u mbyll me ushtrime teknike.

Por, nga i dërguari i “Sky”, ajo që ka rënë në sy është sjellja e Gatuzos, që nuk ka reshtur së bërtituri, duke shoqëruar çdo ushtrim me thirrje, të cilat kanë prishur qetësinë në Milanelo. Stërvitje intensive dhe me ritëm, teksa shumë fizicitet është parë sa i përket momenteve të përgatitjes për të luajtur me topin.

Te bertiturat e para te Gattusos sot ne Milanello?

Publié par AC Milan Club Albania sur mardi 28 novembre 2017

Nesër, stërvitjet do të zhvillohen dy stërvitje, paradite dhe mbasdite, teksa plani i Gatuzos është që skuadra të nisë të provojë se çfarë është sakrifica dhe sidomos lodhja fizike.

Në mendjen e “Ringios” janë stërvitje më të shkurtra, por më të forta. Zotërimi i topit dhe qarkullimi i shumtë i tij nuk e stimulon, pasi preferon veritikalizimet e shpejta dhe sidomos presingun.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image