(Foto+Video) “Seksit” e Lindjes, ka edhe duel Shqipëri-Serbi në Itali

0

 

Disa janë të panjohura për publikun, por në të vërtetë janë bërë të famshme në rrjetet sociale, me fotografi “hot”, në faqet e para të kopertinave. Nga Irid Oksa, që çmendi Francën, te “Lily” e Gjimshitit

Nga është me siguri një mister që femrat më të bukura të botës janë nga Europa Lindore. Nga kinemaja te muzika, duke kaluar sidomos në pasarelat e gjithë botë, këto vajza të mrekullueshme, vazhdojnë që të bëjnë për vete opinionin publik dhe sidomos disa nga futbollistët më të mëdhenj apo më pak të njohur. Një nga seria e gjatë e “wags”, që vijnë nga këto vende, në Itali, ka qenë sigurisht Alena Seredova, ish-bashkëshortja e Xhanluixhi Bufonit, për të mbërritur deri te Erjona Xhemaili, gruaja e futbollistit të Bolonjës. Por, siç thamë, s’janë të vetmet. Të zbulojmë kush janë të tjerat ende të panjohura, ose thuajse, për publikun italian.

Nga Kina… – Ka bërë që tifozët italianë të festojnë, ëndërrojnë dhe shpresojnë, falë golave të tij ndaj Belgjikës dhe Spanjës, në Europianin e fundit 2016. Jemi duke folur për Graciano Pele, sot protagonist i kampionatit kinez dhe me një rrogë prej më shumë se 14 milionë eurosh në sezon. i siluruar nga Ventura për sjelljen jo korrekte karshi tij, Pele, përveç se një llogari bankare për t’u pasur zili, mund të ngushëllohet edhe me bashkëshorten e tij.

Quhet Viki Varga, biondja modele hungareze, e fejuara e tij prej 5 vjetësh. Viki, me origjinë nga Hungaria, me një fizik “hot”, është shfaqur në shumë kopertina dhe në faqe modelesh. Dhe është pikërisht në rrjetet sociale, mes një fotoje dhe diçkaje tjetër, që shfaqet linjat e saj të çmendura. Viki dhe Graciano, çift prej vitit 2012. Ajo e ka ndjekur kudo, nga Holanda në Angli dhe, tani, në Kinë.

Lady Jankto – Pas ardhjes së Xhixhi del Nerit në stolin e Udinezes, bardhezinjtë kanë nisur të marrin shumë pikë, duke e blinduar qëndrimin në Serinë A, teksa mes risive në formacion është edhe ish-lojtari i Kievos, Jakub Jankto, mesfushor ofensiv i friulianëve. Vetëm 21-vjeç, çeku ka bërë për vete tifozerinë, teksa edhe e shoqja e tij, Vanesa Nigerova, biondja fotomodele, e cila gjithashtu s’e ndan valixhen nga dora kur është puna për të ndjekur të fejuarin e saj. Edhe pse, në fotot e saj në Instagram, çifti shfaqet shumë pak dhe ajo më së shumti vendos foto të saj, tatuazhet dhe trupin.

 Alisa “B” – Edhe pse në kategorinë e dytë, në Serinë B, Alisa Lili Menkoviç, modele me origjinë serbe, është e fejuara e mbrojtësit të Shqipërisë, Berat Gjimshiti, 23-vjeç dhe në pronësi të Atalantës, por aktualisht në huazim te Avelino. Në Bergamo, deri më sot, nuk kishim kuptuar se pse kishin mbaruar abonimet në Kampanja, pas shitjes së lojtarit… Në “social” quhet Lily dhe nuk ka shumë ndjekës, vetëm 9 mijë.  Një ëags shumë e nënvlerësuar, ndoshta sepse i shoqi gjithashtu s’është shumë i njohur, me vetëm 64 mijë ndjekës.

 

 

“Euro” Iridi – Sinisha Mihajloviç nuk është se po i jep shumë hapësirë, por megjithatë, Afrije Akuah duket se po ngushëllohet në anën tjetër. Bëhet fjalë për “seks bombën” e Euro 2016, shqiponja e stadiumit “Velodrome”, Irid Oksa, që bashkë me Rike Roçin çmendën tifozerinë anembanë botës dhe na përfaqësuan denjësisht në garën estetike të tribunave me bukurinë dhe linjat e tyre. Të dy janë prej kohësh bashkë. Iridi ka lindur në Fier dhe jeton në Milano. E vogël nisi të studionte violinë, teksa ishte protagoniste në videoklipin “My fantasy” të Ervin Gonxhit.

 

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here