FOTO+VIDEO/ Ajaksi “ekspozon” historinë dhe shkatërron Dinamon!

Mbrëmjë e madhe, me emocione dhe krenari në “Amsterdam Arena”, aty ku Ajaksi ka mposhtur 3-1 Dinamon e Kievit, edhe pse fjala “fund” nuk është thënë ende, pasi 7 ditë më vonë do të vijë ndeshja e kthimit në Ukrainë, aty ku kampionët duhet të përmbysin humbjen e pësuar sonte…

Dekori dhe sidomos koreografia e tifozëve të “shigjetarëve” ka qenë drithëruese, që prej kortezhit jashtë fushe, ashtu si edhe pritja brenda, me flamuj të vegjël dhe trofetë e fituar gjatë gjithë historisë së klubit, ekspozuar në tribunën ballore…

https://www.youtube.com/watch?v=JRMXnZLS_WU

Në fushë, ndërkohë, janë dashur vetëm 120 sekonda për të parë golin e Doni van de Bek, për vendësit, edhe pse Kedziora ka heshtur stadiumin me barazimin e Dinamo Kievit.

https://www.youtube.com/watch?v=-9y-NbK6NRc

Por, Ziesh dhe Tadiç kanë realizuar duke fiksuar shifrat në 3-1 që në pjesën e parë, rezultat që do të mbetet në fuqi deri në vërshëllimën finale.

https://www.youtube.com/watch?v=1moE0wWXGGI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *