Fotot me Erdoganin, më në fund flet Ozil: “Si mund t’i mohoj rrënjët e mia?”

0

Mesfushori i kombëtares gjermane Mesut Ozil ka dhënë deklaratën e parë në lidhje me çështjen Erdogan dhe ka dhënë versionin e tij në lidhje me fotot me presidentin turk, që u konsideruan skandal në Gjermani.

Ozil ka postuar në rrjetet sociale një letër të gjatë, ku shprehet se do ta bënte sërish atë që bëri, edhe nëse do ta dinte rrëmujën që do shkaktonte, ndërsa nuk ka dhënë asnjë sinjal në lidhje me të ardhmen e tij në kombëtaren gjermane.

Ozil shprehet se fotoja e shkrepur në maj me Rexhep Tajip Erdogan u bë për shkak të respektit ndaj pozicionit si kryetari i shtetit turk, përtej personit. Edhe Mbretëresha Elizabeta dhe Kryeministrja e Anglisë, Tereza Mej, vepruan njësoj kur u takuan me Erdoganin, por askush nuk bërtiti për skandal.

Sipas Ozilit, fotoja nuk ka asnjë mesazh politik dhe nuk duhej marrë si një ndihmë në fushatën elektorale të Erdoganit, pasi në takim u fol vetëm për futboll, ashtu si në takime të mëparshme mes tyre. “Për mua nuk ka ndryshim nëse do ishte presidenti turk, apo ai gjerman”.

Përveç kësaj, mesfushori 29-vjeçar nuk harron të përmendë rrënjët e tij. “Unë kam dy zemra, njëra është gjermane dhe tjetra turke”, shkruan ai. Nëna e tij e ka mësuar që të tregojë gjithnjë respekt dhe të mos e harrojë kurrë nga vjen, shtron Ozil. “Nëse do refuzoja të takohesha me Erdoganin, do mohoja rrënjët e mia”, shton mesfushori.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.