FOTOT | “Arratia” drejt fundit: nga Laçi në Durrës, fushat në gjendje optimale

0

Në javët e fundit kemi parë shumë skuadra që kërkojë një fushë për të luajtur. Siç dihet Kukësi dhe Kastriotit janë gjatë gjithë edicionit në “shtegtim”, ndërsa Partizani dihet tashmë që ndeshjet si pritës i luan në stadiumin e Tiranës.

Në kërkim të një shtëpie provizore kanë qenë edhe Laçi e Teuta, për shkak se kanë mbjellë barin në stadiumet e tyre. Diçka e tillë bëri që si durrsakët ashtu dhe kurbinasit të luanin larg stadiumeve të tyre.

“SportEkspres.com” sjell për ju disa foto të bëra së fundmi si në stadiumin e Laçit ashtu dhe në impiantin e “Niko Dovanës”, Në të dyja stadiumet shihet se bari është rritur dhe pas ndeshjeve të Kombëtares, si Laçi ashtu dhe Teuta do të kthehen në shtëpitë e tyre.

Stadiumi i Laçit (Foto: SportEkpsres.com)
Stadiumi “Niko Dovana”, Durrës (Foto: Xhevdet Muzhaqi)
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.