(FOTOT) Akademia e luksit, Pandev i dhuron Strumicës një “diamant”

Një futbollist i madh, një shembull për më të rinjtë, por sidomos një promovues i futbollit dhe për të rritur breza të tërë. Goran Pandev mund të jetë i urryer për shqiptarët, si kundërshtar në fushë, por meriton respekt, të paktën për atë që ka bërë për vendlindjen e tij. Në Strumica, së shpejti, do të përurohet ky “diamant”, një Akademi Futbolli, kompleks i gjërë me pishinë të brendshme, fusha futbolli, strukturë gjigante dhe kolegj, por edhe sauna e palestra.

Jemi në Strumica, aty ku vetë sulmuesi i Xhenoas, ka qenë i pranishëm dhe ka ndjekur punimet që po vazhdojnë prej vitesh. Ndërkohë, ka kushtuar, sipas medieve maqedonase, plot 4,8 milionë euro. Kujtojmë që Pandev ka edhe një skuadër futbolli, Akademia Pandev, që pikërisht do të stërvitet aty.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *