(FOTO)Një baba model, merr të birin në stadium dhe i justifikon mungesën në shkollë: Arsye historiko-kulturore

0

Dëshira për të parë ekipin e zemrës në stadium është e madhe. Akoma edhe më e madhe bëhet kur ai ekip luan në një ligë kampionësh dhe që një ndeshje e tillë të vjen rrallë ta shohësh. Disa lënë punën, familjen, një mbrëmje shoqërie apo edhe shkollën. E pikërisht një rast I bukur sacrifice na vjen nga Bergamo. Eduardo një djalë i vogël duhej të ishte sot në shkollë por babai i tij e mori me vete në Milano.

Ndeshja mes Atalantës dhe Valencias luhej në “San Siro” dhe rruga mes qyteteve i kushtoi orët mësimore djalit të vogël. Për këtë arsye, i ati i Eduardosi i ka dërguar një letër të drejtpërdrejt mësueses duke i thënë se djali mungon përshkak se ata do të jenë prezent në stadium.

“Dëshirojmë të ju informojmë se Edoardo do të mungojë në shkollë për arsye historiko-kulturore në këtë pasdite. Ai do të shoqërojë babain e tij në një epokë historike të Bergamos. Forca Atalanta!”- shkruhej në letrën e bërë publike në mediat sociale./Sport Ekspres/

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.