“Fotoja më e bukur e jetës sime”

0

Lionel Mesi e festoi në mënyrë të veçantë golin e fundit, atë të kualifikimit të paharrueshëm, kundër PSG-së pak javë më parë. Ndërkohë që të gjithë po shkonin të festonin me autorin e golit Sergi Roberto, Mesi shkoi te tifozët dhe aty u shkrep një ndër fotot më të bukura të futbollit, me Mesin të rrethuar nga tifozët.

Fotoja u shkrep nga Santiago Garses, fotograf profesionist i cili punon në departamentin e marketingut të Barcelonës.

Duke folur për Marca-n, Garses u shpreh: “Unë u bëj shpesh foto fëmijëve të mi, por asgjë nuk krahasohet me këtë foto, është fotoja më e bukur e jetës sime. Eufori, histori dhe një Mesi që nuk e kam parë kurrë të festojë kështu, në gjithë kohën që kam punuar te Barça”.

Edhe Mesi e ka vlerësuar jashtëzakonisht foton e famshme, aq sa e ka takuar fotografin dhe i ka bërë dhuratë pikërisht atë foto, në kornizë, me autografin e “Pleshtit”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image