Fotogaleri/ Stadiumi “Fadil Vokrri” gati për Ligën e Kombeve

0

“Fadil Vokrri” vjen në jetë. Stadiumi, emri i të cilit është vënë në nder të legjendës së futbollit në Kosovë dhe ish-president i FFK-së, është thuajse gati.

Punimet në stadiumin e Prishtinës janë drejt fundit, me një prej copëzave të fundit të mozaikut që ishte impianti i ndriçimit, i testuar me sukses.

Të gjitha detyrat dhe orientimet e UEFA-s janë zbatuar dhe mungojnë vetëm disa detaje për ta cilësuar veprën të përfunduar. Tani mbetet edhe testi i fundit për t’u kaluar.

Ministri i Sporteve, Kujtim Gashi, ka besim se stadiumi “Fadil Vokrri” do të marrë edhe miratimin nga UEFA. Qëllimi është që aty të luhen ndeshjet e Ligës së Kombeve. Një objektiv mëse i arritshëm duke vlerësuar pamjen që ka marrë impianti.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.