Fotogaleri | Një flamur, një lojtar: ju prezantojmë ekzemplarët e Superiores!

Të huajt në Kategorinë Superiore janë të shumtë. Tregu ynë nuk është se ofron shumë mundësi dhe drejtuesit e klubeve përmes menaxherëve të shumtë sjellin lojtarë të ndryshëm për të rritur cilësinë e ekipeve të tyre.

“SportEkspres.com” ka veçuar disa prej të huajve në elitën e futbollit shqiptar dhe e veçanta është se ata janë të vetmit që përfaqësojnë vendin e tyre në Shqipëri. Në Superiore kemi lojtarë nga Pakistani që kanë nënshkruar, kemi edhe nga Etiopia e Sudani, por edhe nga Korea e Veriut,  Kili apo Kenia e Senegali.

Janë plot 17 lojtarë që plotësojnë kushtin, që të jenë të vetmit nga shteti i tyre. Në fotogalerinë e mëposhtme ju përcjellim “të veçantit” e Superiores. Kukësi, Kamza dhe Skënderbeu kanë nga tre, Kastrioti dy dhe ekipet e tjera nga një. Një pjesë janë larguar ende pa u mbyllur pjesa e parë e kampionatit, ndërkohë që edhe nga ata që vetëm janë prezantuar.

[Best_Wordpress_Gallery id=”182″ gal_title=”Lojtare me kombesi te vecante”]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *