FOTO | Zbarkojnë tifozët e “egër”, ultrasit e Riverit dhe Bokës “nxehin” Madridin

Pak orë kanë mbetur nga fillimi i finales sëmadhe të Kupës Libertadores. River Plejt dhe Boka Zhuniors do të luftojnë për të fituar trofeun më të rëndësishëm për klube të Amerikës Latine, duke nisur nga ora 20:30, ndërsa takimi i dytë (i pari në fushën e Bokës përfundoi në barazim 2-2) do të zhvillohet në “Santiago Bernabeu” të Madridit.

Tifozët e të dy ekipeve njihen për atmosferën që krijojnë dhe rrugët e kryeqytetit spanjoll janë mbushur. Nga 5 mijë tifozë për ekip kanë udhëtuar nga Argjentina, ndërsa mijëra të tjerë, rezidentë në Spanjë, kanë blerë biletat e tyre.

“B/R Football” ka publikuar disa foto nga dy tifozëritë e “egra”, të cilat kanë nisur festën që në mëngjes. Adrenalina është në kulm, ndërsa Buenos Airesi dhe e gjithë bota pret me padurim nisjen e duelit më të fortë dhe më të zjarrtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *