FOTO | Vijon puna në Arenën Kombëtare, vendoset struktura e mbulimit

Shumë shpejt Kombëtarja e Shqipërisë do të ketë një shtëpi të re, e cila pritet të jetë me të gjitha kushtet bashkëkohore, por dhe një nga impiantet më të bukura në rajon. Afati kohor për përfundimin e punimeve është fillimi i vitit të ardhshëm, ose e thënë më saktë, muaji mars i vitit 2019.

Punimet kanë ecuri me një ritëm mjaft të mirë dhe si rrallë herë në Shqipëri me shumë gjasa stadiumi do të përfundojë brenda afatit kohor të paracaktuar. Pjesa më e madhe e stadiumit është ngritur në këmbë, pasi edhe mbulimi është drejt përfundimit.

Siç shihet në foto, tashmë stadiumi ka marrë një formë si në planin e paraqitur në fillim, pasi është vendosur plotësisht struktura e mbulimit. Puna vijon pa pushim dhe tani është afruar faza e fundit, pasi edhe në sektorin VIP është ngritur pjesa e mbuluese, ku ka qenë dhe zona që ka pasur më shumë ngarkesë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *