FOTO & VIDEO | Zhvillime të mëdha nga Arena Kombëtare

Kombëtarja e Shqipërisë shumë shpejt do të ketë gati shtëpinë e saj të re. Në kryeqytet “Qemal Stafa” prej kohësh është një kantier ndërtimi, por impianti i ri ka marrë formë dhe tashmë duket se ka nisur dhe pjesa e fundit e punimeve.

“SportEkspres.com” ka siguruar disa materiale ditën e sotme, ku shihet se ka nisur që të punohet për mbulimin e stadiumit të ri. Struktura ka përfunduar plotësisht dhe tani vjen dhe faza finale e pjesës së sipërme të stadiumit. Siç dihet në fotot dhe videon e mëposhtme duket dhe nisja e punimeve për mbulimin e stadiumit.

Stadiumi është premtuar se do të jetë gati në fillimin e tij të ardhshëm, por kjo mbete për t’u parë nëse do të realizohet. Siç është premtuar, Arena Kombëtare pritet që të jetë një nga stadiumet më të bukura në Rajon, por dhe më gjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *