FOTO | “Ule hundën, kroat m… !”, tifozët e Romës shpërthejnë kundër serbit!

Situata në ekipin e Romës nuk është aspak e qetë. Turpi i pësuar me rezultatin 7-1 kundër Fiorentinës në kupë ka tronditur tifozët. Këta të fundit njihen për protestat e tyre origjinale me anë të pankartave tipike.

Kësaj radhe ata janë kapur me Aleksandër Kolarov. Kualiteti i lojës së mbrojtësit nuk vihet në dyshim, por e kaluara e tij si lacial nuk harrohet akoma nga një pjesë e tifozërisë së Romës.

Ule hundën, kroat m… !”, kanë shkruar ultrasit verdhekuq në një zonë të kryeqytetit shumë afër shtëpisë së lojtarit. Në fakt Kolarov është serb, por ndoshta tifozët kanë dashur të ironizojnë me të. Një mesazh i tillë ka trazuar më shumë situatën e djemve të Di Françeskos dhe trajneri rrezikon postin e tij, nëse nuk arrihet një rezultat pozitiv kundër Milanit në ndeshjen e radhës.

Vetë lojtari nuk arriti të ndërtonte kurrë marrëdhënie të mira me tifozët e Romës, ndërsa gjatë muajit nëntor prononcimi i tij përpara ndeshjes kundër Realit në Champions i vuri vulën raportit të tyre.

Tifozëve nuk u premtoj asgjë. Ata na mbështesin gjithmonë në shtëpi dhe në transferta, ndërsa unë i premtoj vetëm trajnerit dhe vetes time që do të jap maksimumin. Në Romë merren shumë me llafe, por një tifoz duhet ta kuptojë që nuk merr shumë vesh nga futbolli”, shprehej mbrojtësi i majtë.

Ai akuzohet dhe për faktin që nuk preferon të shkojë të përshëndesë tifozët, sidomos në ndeshjet jashtë fushe. Humbja poshtëruese përballë Fiorentinës i ka vënë vulën gjithçkaje dhe ata kanë reaguar në këtë mënyrë kundrejt 33-vjeçarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *