FOTO | Tjetër ngacmim nga Fanatics: Ti je stema e turpit!

Nuk është më një lajm që tifozët e Tiranës janë kundër presidentit Refik Halili. Mbështetësit bardheblu, ose më saktë një pjesë prej tyre kërkojnë largimin e numrit një të bardhebluve, duke e konsideruar si shkaktarin e gjendjes së skuadrës.

Ashtu si në çdo ndeshje tjetër edhe në përballjen me Teutën, nuk ka munguar thumbimi i tyre. Tifogrupi “Fantacis” kanë shpalosur një mbishkrim ku thuhej : “Ti nuk ke stemë, ti je vetë stema e turpit”. Një tjetër ngacmim për Halilin, i cili në çdo takim si brenda dhe jashtë duhet të përballet me kontestimet e shumta dhe mjaft të ashpra të tifogrupit të skuadrës së Tiranës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *