Foto/ Tirana tërheq vëmendjen e Dep Pieros, legjenda e bardhezinjve shpërndan foton e solidarizimit

Situata në Itali nuk po shfaq shenja përmirësimi, teksa pandemia Covid-19 nuk po kursehet aspak duke prekur një numër të lartë personash. Jeta siç ne e njohim është gjunjëzuar për momentin, ndërsa arma e vetme deri tani për të luftuar këtë armik të padukshëm është izolimi në shtëpi. Shumë njerëz, qofshin këta të njohur apo jo, janë solidarizuar dhe po luten për këtë fatkeqësi që të përfundojë një herë e më parë.

Edhe Tirana ka treguar solidaritetin me dhimbjen që fqinjët tanë përtej Adriatikut po përjetojnë këto kohë, duke mbuluar sheshin “Skënderbej” me ngjyrat e flamurit italian. Kjo ka mbërritur edhe në vëmendjen e legjendës së Kombëtares së Italisë dhe Juventusit, Alesandro del Pieros. Ish-futbollisti i bardhezinjve ka shpërndarë në profilin e tij zyrtar këtë foto, të shoqëruar me duar që luten, duje treguar kështu në një farë mënyre edhe vlerësim për gjestin e bërë nga vendi ynë./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *