FOTO/ Tirana publikon çmimet e biletave ndaj Partizanit, nisin nga 500 lekë në “Air Albania”

Tirana do të luajë kundër Partizanit në “Air Albania” në javën e 24 të Superiores. Bardheblutë kanë publikuar edhe çmimet e biletave kundër të kuqëve. Për ta nisur që me 500 lekë për tribunën pas porte, ndërsa më e larta është tribuna qendrore që kap vlerën e 5000 lekëve.

Një ndeshje që pritet me interes të lartë pasi sheh përballë kampionët aktual të Shqipërisë kundër ekipit më në formë të Superiores, Tirana. Ashtu si në derbin e parë edhe këtë herë pritet që biletat të shiten në pak orë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *