FOTO | Tifozët e Fiorentinës kujtojnë Astorin, koreografi gjigante për ish-kapitenin

0

Davide Astori u nda nga jeta tragjikisht 4 marsin e vitit të kaluar, teksa ishte në grumbullim me ekipin e Fiorentinës. Kur kanë kaluar gati një vit nga vdekja e ish-kapitenit të vjollcëve, tifozët nga Firence, kanë bërë një dedikim të veçantë për të, përpara ndeshjes ndaj Atalantës.

Në momentin kur ekipet zbritën në fushë, tifozët kishin përgatitur një koreografi gjigante pas portës, ku përveç flamujve vjollcë, në mes ishin shkruar inicialet e Astorit, si dhe numri që mbante në fanellë kapiteni.
Padyshim, një gjest mjaft i veçantë, nga mbështetësit e Fiorentinës.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.