FOTO/ Tifozët bardheblu nuk e braktisin skuadrën, ja gjetja për të mbështetur lojtarët

Derbi i kryeqytetit është duke u luajtur në “Air Albania“, ku edhe pse pa praninë e tifozëve, skuadrat po bëjnë një lojtë të luftuar siç i ka hije një ndeshje derbi. Policia ishte e qartë dhe e vendosur për të mos lejuar tifozët  të grumbulloheshin pranë stadiumit, apo qoftë edhe nëpër lokale. Por megjithatë “Tirona Fanatick“ duket se e ka gjetur një mënyrë për të mbështetur ekipin e zemrës në një ndeshje kaq të rëndësishme.

Gazetari i “Supersport“ tregon se tifozët bardheblu kanë hedhur fishekzjarre si parashutë. Vetëm dy prej tyre kanë rënë në fushën e lojës brenda stadiumit, ndërsa rreth “Air Albania“ janë parë shumë të tilla në ajër. Një gjetje interesante kjo për t’i treguar klubit se nuk janë vetëm në këtë derbi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *