Foto | Tani nuk ka më dyshime, Xhixhiua me ekip të ri

0

Mustafa Enok Xhixhiua bëhet zyrtarisht me ekip të ri, pasi kontrata e firmosur një ditë më parë me Burrelin është depozituar në Federatën Shqiptare të Futbollit. Sportekspres.com ju sjell edhe një foto të sulmuesit së bashku me administratorin Demir Çupi, i cili e ka bindur sulmuesin kamerunas të jetë nën urdhrat e trajnerit Stavri Nica.

Sulmuesi Mustafa Xhixhiua dhe administratori Demir Çupi

Kontrata e ofruar nga Burreli ka qenë mjaft e mirë dhe e krahasueshme me atë që Xhixhiua mund të merrte edhe në Superiore. Matjanët kanë besim te cilësitë e lojtarit dhe kanë sakrifikuar disi. Tani ata presin golat e kamerunasit.

Xhixhiua ka provuar të luajë në elitë me Partizanin, por tek të kuqtë nuk pati shumë hapësira dhe në janar u largua për të luajtur me Erzenin në Kategorinë e Parë. Me shijakasit realizoi 8 gola në 14 ndeshje, që i nisi të gjitha si titullar.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.