FOTO | Tallja e Interit në modë, ja ç’bëjnë studentët në protestë

0

“Dhjetori i dytë”, kështu është konsideruar nga shumëkush ngritja e studentëve, të cilët kërkojnë të drejtat e tyre. Për t’u përgëzuar nisma e ndërmarrë, e cila deri në këto momente po jep rezultat pasi ministrja Lindita Nikolla ka nisur që të shqyrtojë kërkesat e studentëve.

Pankartat e përgatitura nga studentët ishin nga më të ndryshmet, të cilat përmbanin kërkesa të hapura, apo edhe ironi. Mbi të gjitha spikaste njëra prej tyre, ku Ministrja e Arsimit krahasohej me skuadrën e Interit, ku shkruhej: “Lindita = Inter! Na groposët”.

Natyrshëm që një pankartë e cila ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, pasi dihet që në rrjetet sociale humori me skuadrën zikaltër është në modë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.