FOTO/ Supersfida në “Air Albania”, Kukësi publikon çmimet e biletave kundër Tiranës

Të premten e ardhshme, më 21 shkurt, në “Air Albania” do të zërë vend kryendeshja e javës së 23-të të Kategorisë Superiore. Kukësi dhe Tirana do të masin forcat më njëri-tjetrin në takimin që do të zhvillohet në orën 18:00. Të dy ekipet janë në luftë të hapur të bërë tyren titullin kampion, ndërsa aktualisht renditen në 2 vendet e para me vetëm 1 pikë diferencë, prandaj pritet një përballje e ndezur ajo e së premtes.

Ndërkohë verilindorët kanë bërë publike nëpërmjet faqes së tyre zyrtare në “Facebook” edhe çmimet e biletave. Këto të fundit do të dalin në shitje që nga dita e nesërme, ndërsa përveç pikave të shitjes në Tiranë, tifozët kuksianë do të kenë mundësinë të blejnë një biletë edhe në Kukës apo në Kamëz, pikat e shitjes së të cilave do të bëhen publike në vazhdim. Gjithashtu çmimet variojnë në shifrat 500, 1000, 2000 dhe 3000 lekë./Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *