FOTO | Spektakli nis nga tifozët, koreografi fantastike në “San Siro”

Luhet derbi i Milanos dhe sytë e Italisë dhe jo vetëm janë në “San Siro”. Ndonëse pritshmëritë janë maksimale për këtë takim, nuk mund të mungonte dhe koreografia e mrekullueshme e tifozëve.

Tifozët e Interit kanë shpalosur një gjarpër gjigant. Nën koreografinë perfekte shkruhej “Simboli i milanezëve”. Si gjithnjë magjia e kësaj sfide nis që nga shkallët e stadiumit.

Tifozët kuqezinj duket se e kishin zbuluar që më parë koreografinë e kushërinjve të qytetit dhe kishin përgatitur dhe përgjigjen. Diçka që djeg, pasi ata që janë tifozë e dinë se çdo të thotë që të zbulojnë koreografinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *