(FOTO) SPAL është vetë Berisha/ Mediat italiane ngren në piedestal gardianin e Kombëtares së Shqipërisë

Në shtatë javë, SPAL ka grumbulluar vetëm 6 pikë duke rrezikuar vijën e kuqe në renditjen e Seria A. Megjithatë për skuadrën italiane rezultatet mund të ishin edhe më të këqija nëse nuk do ishte për Etrit Berishën. Merkaton më të mirë SPAL e bëri duke siguruar portën me një guardian si shqiptari. Ndeshje pas ndeshje portieri i Kombëtares ka treguar se gëzon formë fizike mjaft të mirë. Pikërisht këtë fakt pranojnë edhe mediat në shtetin italian. Në një anlizë kushtuar ecurisë së skuadrës së SPAL, Etrit Berisha është lojtari më i mirë i grupit duke kryesuar listën e bashkëlojtarëve.

“Nëse ka një siguri në këtë fillim kampionati për SPAL, kjo mund të quhet vetëm fal Etrit Berishës (6.57). Numër 1 i portës rrallë herë ra nën paraqitjen mesatare dhe në më shumë se një rast doli të ishte më i miri në fushë. Si për shembull kundër Juventusit”- thuhet në analizën e mediave italiane.

Largimi nga Atalanta u duk si një hap pas për gardianin shqiptar por kjo rezultoi krejt ndryshe duke parë performancën e Berishës me SPAL. Pritjet e vazhdueshmë kanë qenë deçisive në javët e para të Seria A. Në këto kushte me të drejt Berisha ngrihet në piedestalin e lojtarit më të mirë të momentit në skuadrën e re. Një shenjë pozitive edhe për teknikun Reja në prag të ndeshjes me Turqinë të premten./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *