FOTO | Skulptura e Momo Salah, plas humori në rrjetet sociale

 

Siç duket, ata që marrin për sipër për të bërë art me figurat e yjeve të futbollit e kanë shumë të vështirë që të dhurojnë një vepër arti që të jetë cilësore, ose syri i tyre është shumë larg syrit tonë. Pak kohë më parë ishte një skulpturë e Kristiano Ronaldos që u bë hit, ndërsa tani është Muhamed Salah ai që ka marrë një dhuratë mjaft interesante.

Skulptura e Salah është interesante, i ngjan pak, por sërish nuk është në ato nivele që mund të thuash “wow”. Jo vetëm kaq, por në rrjetet sociale ka nisur që të bëhet ironi dhe ta krahasojnë me ndonjë personazh të filmave vizatimor, apo dhe ndonjë personazh të njohur të fushave të tjera. Kur ka vend për humor, pse mos të shfrytëzohet!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *