FOTO | Skena “Wrestling” në futbollin e femrave, dhunë e çmendur në Iran

0

Të gjithë kemi parë që futbollistët e dy ekipeve të kapen fizikisht me njëri-tjetrin, si në vendin tonë ashtu edhe në kampionate të tjera. Por akoma nuk na kishin zënë sytë dy ekipe femrash që përleshen me njëra-tjetrën. Kjo ngjarje ka ndodhur në Iran.

Në shtetin nga Lindja e Mesme është organizuar një kompeticion në formën e një kampionati, ku luhet nëpër qytetet kryesore të vendit. Marrin pjesë 16 ekipe.

Ne finalen e këtij kompeticioni mes skuadrave të Zob Ahan dhe Sirjan Municipal ka ndodhur ajo që askush nuk e priste. Ekipi i Sirjan po kryesonte 2-0 në transfertë. Rezultati është ngushtuar në 2-1 dhe vajzat e Sirjan kanë filluar të vonojnë lojën. Ky fakt nuk është “kapërdirë” lehtë nga vendaset dhe i gjithë mllefi ka degraduar në një dhunë të ashpër fizike mes futbollisteve të dyja ekipeve.
Pas ndeshjes i vetmi që është shprehur për mediat është trajneri i Zob Ahan: “Nuk ishte një ditë e mirë për futbollin e femrave. Kundërshtaret na shënuan dy gola dhe pas ngushtimit të diferencës nga ne, vononin lojën. Vajzat e Sirjan provokuan lojtaret tona. Një futbolliste e skuadrës sonë është në spital për goditje në kokë. Vajza të tjera kanë të çara. Shpresoj që disiplina të tregohet e ndershme me vendimin e saj.”








You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.