FOTO | Siti synon finalen, Guardiola i beson një shqiptari

0

Mançester Siti do të luajë gjysmëfinalen e kupës “Carabao Cup” përballë surprizës Bërton dhe do të synojë me doemos finalen e këtij kompeticioni, ku e pret Totenhami, skuadër që mposhti Çelsin dje me rezultatin minimal, 1-0.

Siti kërkon të fitojë sa më shumë trofe nën drejtimin e Guardiolës dhe kjo kupë shihet si një mundësi ideale për të shtuar numrin e trofeve në kabinetin e “Qytetarëve”.

E në këtë ndeshje shumë të rëndësishme, trajneri Guardiola i ka besuar portierit kosovar, Arijanet Muriç, i cili ka qenë titullar i padiskutueshëm në këtë kompeticion. Madje, talenti i përfaqësueses së “Dardanëve” ka qenë protagonist në këtë kupë, pasi me pritjet e tij e dërgoi Sitin deri në këtë fazë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.