FOTO| Shehu nuk ia del, përfundon në spital

 

Julian Shehi u dëmtua në fillimin e pjesës së dytë, Lojtari i Kastriotit doli duke çaluar nga stadiumi “Selman Stërmasi”. Ndonëse nuk u duk se ishte një dëmtim serioz, është dashur që lojtari të largohet me ambulancë nga stadiumi, për të shkuar në spital, në mënyrë që të marrë një mjekim më të specializuar.

Vendin e tij në fushën e lojës e zuri Albert Caca. Ndeshja është “mbërthyer” në shifrat e pjesës së parë 1-0, për vendasit e Partizanit. Vendos deri në këto momente goli i Jasir Asanit.

Shehi ka qenë pjesë moshave të Shqipërisë, ndërsa u transferua nga Greqia tek skuadra e Kastriotit. Urojmë që të mos jetë asnjë dëmtim serioz.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *