FOTO/ Shaqiri debuton me Liverpulin, ish-lojtari i Partizanit e ofendon rëndë

Xherdan Shaqiri ka nisur një aventurë të re me skuadrën e Liverpulit. Mesfushori anësor ka zbritur sot në fushë ndaj skuadrës së Uest Ham, duke debutuar me skuadrën e re, por jo të gjithë e kanë pritur mirë këtë lëvizje siç duket.

Ish-mbrojtësi i Partizanit, Milan Culum, ka reaguar në profilin e tij në “Instagram”, duke postuar një foto nga momenti i zëvendësimit të lojtarit me origjinë shqiptare, por duke vendosur një figurë aspak të përshtatshme në vend të kokës së Shaqirit. (Shikoni foton më poshtë)

Një veprim shumë i ulët nga ana e lojtarit serb që për një edicion ka luajtur në Shqipëri. Simboli i shqiponjës në ndeshjen me Zvicrës dhe Serbisë duket se i ka lënë një shije të hidhur mbrojtësit që tani aktivohet tek Inter Zapreshiç. Culum është aktivizuar për 6 muaj tek skuadra e Partizanit, duke luajtur në 11 ndeshje, por vetëm 2 si titullar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *