Foto | Sa shumë shqiptarë me Kroacinë, lojtari i kombëtares parashikoi rezultatin

Kroacia është në finale të Kupës së Botës dhe kjo është një ngjarje historike. Kjo arritje është përjetuar mirë edhe në Shqipëri. Siç edhe është parë, në tribunat e stadiumeve në Rusi nuk kanë munguar as flamujt shqiptarë. Të shumtë kanë qenë ata që uronin që kroatët të shkonin në finale, por ka edhe nga ata që e parashikuan.

Njëri prej tyre është Ermir Lenjani, anësori i majtë i kombëtares dhe i zviceranëve të Sion. Jo vetëm që ka gjetur se kush kalon në finale, por edhe se sa del ndeshja. Në “Instagram” po bëhet nami në “Story”. “Më bëj një pyetje” ka marrosur shumë personalitete dhe Lenjani i pyetur mbi gjysmëfinalen Angli-Kroaci, është përgjigjur se del 1-2 në favor të kroatëve. E ka gjetur në kokë!

Postimi i bërë nga Ermir Lenjani

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *